Fotot që po bëhen virale, Presidenti i Qipros sheh Eleni Foureirën nga të pasmet

Që në çastin kur u mësua se Qipro do të përfaqësohej nga këngëtarja Eleni Foureira në Eurovizion, ajo ka qenë gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes mediatike. Jo vetëm për shkak të origjinës së saj, por edhe për faktin se me këngën “Fuego” arriti të renditej e dyta. Por këtë herë ajo që po bën xhiron e internetit është një foto e Presidentit të Qipros Nikos Anastasiades me këngëtaren.

Presidenti e ka ftuar Elenin në Pallatin Presidencial në shenjë përgëzimi për atë çfarë ajo realizoi në Eurovizion. “E ndjeja të nevojshme t’ju takoja nga afër për t’ju përgëzuar”, u shpreh Anastasiades, por ky takim nuk u mbyll me kaq.

Në foton e publikuar Presidenti qipriot është duke parë të pasmet e këngëtares në çastin kur ajo është kthyer për të takuar personat e tjerë në takim. Kaq ka mjaftuar që kjo foto të kthehet në virale dhe shumë të komentuar në mediat greke dhe jo vetëm.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here