Foshnja ndahet me sukses nga binjaku parazitar

Një binjak parazitar që po rritej jashtë trupit të një vajze 7 muajshe është hequr pas një operacioni kirurgjikal në një spital në Indi.

Foshnja lindi me një binjak të bashkangjitur në pjesën e sipërme të barkut dhe pjesën e poshtme të gjoksit të saj. Gjithashtu binjakët ndanin disa organe vitale. Në një operacion dy orë e gjysmë, mjekët arritën që t’i ndanin binjakët, duke hequr katër gjymtyrët shtesë që nuk ishin zhvilluar plotësisht gjatë shtatzanisë.

Bebet u ndanë me sukses në Spitalin Civil të Tura në rrethin e Garo Hills.

“Ishte rast i komplikuar. Binjaku parazitar ishte i lidhur me organet vitale të binjakut të gjallë. Mëlçia, zorra kishin dalë nga kërthiza e vajzës,”-tha kirurgu Lee Roger Ch Marak që kreu operacionin.

Vajza u shtrua në spital më 11 shtator dhe procedura e heqjes së binjakut parazit u realizua me sukses javën e kaluar.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here