Filmi pa zë, me lojë në ujë

Julie Gautier, një artiste dhe koreografe ka realizuar një performancë në një nga pishinat më të thella në botë.

Gautier ka vallëzuar nën ujë dhe ka mbajtur frymën për gjashtë minuta para se të dalë nga uji.

Kjo lojë është pjesë e filmit pa zë, “Ama”, që tregon se secili mund të interpretojë në mënyrën e tij, sipas përvojës së tij. S’ka imponime e as sugjerimi.

“Doja të shprehja dhembjen time me këtë film. Por, e mbulova me hir”, ka thënë ajo.

Koreograf i filmit është Ophelie Longuet, ndërsa muzika e Ezio Bossos.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here