Fier, makina përplaset me kamionin, plagosen burrë e grua

Një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Marinzë.

Sipas policisë, në aksident është përfshirë një automjet dhe një kamion. Për pasojë kanë mbetur të plagosur  Luftar dhe Feruze Shehu përkatësisht 77 dhe 78 vjeç, të cilët po udhëtonin me atuomjetin.

Të lënduarit kanë marrë fraktura në trup dhe ndodhen në spitalin e Fierit, jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here