Euroskeptikët mund të fitojnë shumicën në PE

Nga 23 deri më 26 maj europianët do të zgjedhin 751 deputetë të Parlamentit Europian. Sondazhet e fundit tregojnë se partitë eurospektike mund të formojnë grupin më të madh parlamentar. Pas problemeve të vërejtura me Brexit-in, tani populistët kanë ndryshuar strategji dhe në vend të daljes kërkojnë ndryshime brenda Bashkimit Europian.

Populistët europianë kanë ndryshuar strategji. Nga dalja e vendeve anëtare nga blloku ata po kërkojnë ndryshime brenda Bashkimit Europian.

Votuesit në gjithë BE-në do të zgjedhin 751 deputetë të Parlamentit Europian nga 23 deri më 26 maj, por ndryshe nga herët e kaluara, ekuilibrat pritet të përcaktohen nga euroskeptikët.

Sondazhet e fundit sugjerojnë se partitë euroskeptike mund të fitojnë deri në 35% të vendeve të Parlamentit Europian. Në krye të përpjekjeve është zëvendëskryeministri italian, Matteo Salvini, i cili qeveris në koalicion me lëvizjen populiste Pesë Yjet, i cili prej muajsh po përpiqet t’i bashkojë partitë euroskeptike në një grup. Nëse është i suksesshëm, ai do të mund të krijojë ndoshta grupimin më të madh brenda parlamentit të BE-së.

Gazeta britanike Observer shkruan se populizmi nacionalist është në rritje në gjithë Europën dhe se Britania e Madhe nuk përbën përjashtim. Observer citon anketat që tregojnë se partia e Brexit-it, kryeson sondazhet në prag të zgjedhjeve europiane.

Ky sukses, sipas gazetës, i dedikohet pjesërisht aftësisë së populistëve për të shfrytëzuar pakënaqësitë me qeveritë e tanishme.

Gazeta “Washington Post” kujton se presidenti francez Emmanuel Macron erdhi në pushtet në vitin 2017 me një platformë pro-europiane, por dy vjet më vonë, ai dhe partia e tij mund të dobësohen, duke marrë parasysh rezultatet e dobëta në zgjedhjet lokale dhe forcimin e partive nacionaliste.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here