Erdhi koha t’i shembim këto mite për makijazhin

Ekzistojnë shumë mite për makeup-in apo si duhet ta aplikojmë atë, por në fakt e vërteta qëndron ndryshe. Këto janë 10 mitet për makeup-in:

Mit 1.Makeup-i të bën me puçrra.

Shumë njerëz besojnë se makeup-i shkakton puçrra. Në fakt disa produkte irritojnë lëkurën dhe shkaktojnë puçra, por e vërtëta është se higjena e keqe shkakton puçrra. Nëse fle me makeup ose përdor furça të pista, atëherë do të dalin puçrra.Gjithashtu përdorimi i produkteve që i ka kaluar skadenca luan rol në shfaqjen e puçrrave. Rregulli i përgjithshëm është të përdorni makeup-in si duhet dhe t’i mbani furçat e pastra, sigurisht dhe të hiqni makeup-in para gjumit.

Mit 2.Gjeni ngjyrën e duhur të fondatinës duke e provuar tek dora.

Të gjithë kemi provuar të gjejmë ngjyrën e duhur të fondatinës duke e provuar në dorë. Por po ta mendoni, kjo nuk ka kuptim. Ju nuk do të aplikoni fondatinën në dorë apo jo? Por në fytyrën tuaj, kështu që ajo që duhet të bëni është të përshtasni fondatinën e duhur duke e provuar tek nofulla shkruan who.

Mit 3.Njerëzit me lëkurë të yndyrshme nuk duhet të aplikojnë krem kundra tharjes së lëkurës.

Duket e çuditshme, por në fakt ju duhet të hidratoni më shumë një fytyrë të yndyrshmë.Lëkura prodhon yndyrë të tepruar për shkak të thatësisë. Kështu që kur lëkura juaj të jetë e yndyrshme, duhet të dini se ajo kërkon një krem kundra tharjes së lëkurës. Dhe nëse nuk e aplikoni, fytyra juaj do prodhojë më shumë yndyrë.

Mit 4.Furçat e makeup-it nuk bëhen pis.

Duhet të këni dëgjuar për rëndësinë që ka larja e furçave të makeup-it.Nëse nuk e keni dëgjuar, duhet të filloni ta bëni. Ka shumë baktere në furçat e makeup-it dhe sa herë që ju i përdorni, po vendosni pisllëkun në fytyrën tuaj.

Mit 5.Produktet e shtrenjta kozmetike janë më të mira se ato të lirat.

Është normale të barazosh koston me kualitetin, por me makeup-in ndodh e kundërta. Ka raste kur e njëjta kompani krijon produkte kozmetike për një markë të shtrenjtë ashtu sikurse edhe për dyqane të lira produktesh kozmetike. Ndonjëherë një produkt kozmetik është më i shtrenjtë për shkak të paketimit.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here