“Ëndrra e Gotfridit” e kompozitorit shqiptar Red Radoja, në Francë

Opera e dhomës “Ëndrra e Gotfridit” (Le Songe de Godefroy) e kompozitorit shqiptar Red Radoja, është shfaqur ditët e fundit në Teatrin Bashkiak të Epinalit, në Francë.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, shprehet se “në Teatrin Bashkiak të Epinalit, në Francë është vënë në skenë opera “Ëndrra e Gotfridit” e kompozitorit shqiptar me banim në Francë, Red Radoja, bir arti i aktorit të mirënjohur Guliem Radoja”.

Përveç muzikës, Red Radoja është edhe autor i libretit, ndërsa si sfond skenografik i shfaqjes kanë shërbyer imazhet e fotografes shqiptare me banim në Gjermani, Orestia Kapidani, e cila është gjithashtu autore e posterit.

Kjo është opera e parë e kompozitorit Radoja. Ajo ka tri tablo dhe një prolog dhe tregon historinë e Dukës Gotfrid të Lorenës, të cilin e ze muzgu në një pyll të Dardanisë. Atij i shfaqet në ëndërr një Orë, e cila mundohet ta joshë dhe ta kthejë nga rruga, duke e gënjyer se Sulltani e ka lëshuar Jeruzalemin dhe kryqëzata nuk ka më arsye të vazhdojë. Ora i jep të pijë kupën e harresës, të cilën ia servir si kupë të dashurisë. Por shfaqet Redoni, hyji ilir i detit dhe ish i dashuri i Orës, i cili e prish magjinë dhe i thotë Gotfridit të vazhdojë misionin.

 

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here