E vetmja që nuk e ka “blerë” buzëqeshjen dhe ka dhëmbët e saj; Si reagoi Arbana kur i thanë se duket si qen kur qesh

Një shprehje thotë se nuk je asnjëherë plotësisht e veshur pa një buzëqeshje, ndaj yjet e Hollyëood-it, njerëz të famshëm dhe artistë me famë ndërkombëtare a jo kanë zgjedhur të “blejnë” buzëqeshjen më të shtrenjtë ! Këto kanë qenë rreshtat e parë të një artikulli publikuar para disa kohësh në Living (lexojeni këtu), e sot do të shkruajmë pikërisht për një nga moderatoret më të pëlqyera të ekranit, që si rrallëkush ka vendosur të “mbajë” dhëmbët e saj.

Dhëmbët mund të ndryshojnë kryekëput shprehinë e fytyrës, por për Arbanën jemi të sigurtë që nuk do i shkonte asnjë buzëqeshje tjetër veçs asaj që ka. Megjithatë jo të gjithë mendojnë kështu dhe kjo është mëse normale. Por moderatorja, duket t’jua kthejë me të njëjtën monedhë njerëzve që zgjedhin lloj lloj epitetesh për të zbehur buzëqeshjen e saj.

“Kur qesh dhe ti me këto dhëmbë si qen!”, i shkruan një grua në bisedat private në Instagram.

Por Arbana ka vendosur t’ia bëjë public mesazhin me gjithë emrin e foton e gruas duke i kthyer përgjigje se pavarësisht gjithçkaje ajo do të vazhdojë të buzëqeshë.

“Unë kurrë nuk do të ndal së buzëqeshuri. Më vjen keq!

/Burimi: Living/
Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here