“E përhershme”

Poezi nga: Kenneth Koch
Përktheu: Roland Gjoza-

Një ditë Emrat ishin mbledhur në rrugë
Një Mbiemër kaloi pranë tyre me një bukuri të errët
Emrat grindeshin, shtyheshin, ndërronin vend
Ditën tjetër një Folje u shfaq dhe krijoi Fjalinë.

Çdo fjali shprehte diçka – për shembull…
“Ndërsa një ditë binte shi gri
Dhe Mbiemri kalonte përmes tij,
unë po kujtoja shprehjen e pastër dhe të ëmbël
të fytyrës së saj, derisa dita u bë e gjelbërt, si pasojë e motit”.

Ose; “Të lutem, Andrea, mund ta mbyllësh dritaren?”
Ose, për shembull; “Faleminderit, lulet në poçen pink te pezuli i dritares
prej kohësh kanë marrë një të verdhë të lehtë
prej nxehtësisë së bolierit të fqinjit”.

Në pranverë Fjalitë dhe Emrat qëndrojnë të qetë mbi bar.
Një Lidhëz fillikate kohë më kohë thërret, “Dhe! Por!”
Ende Mbiemri nuk shfaqet.

Ndërsa Mbiemri humbet në Fjali
Unë humbas në sytë e tu, në veshë, në hundë, në grykë.
Ti më magjeps me një puthje të vetme,
E cila kurrë nuk do të mbarojë
Gjersa gjuha të shkatërrohet.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here