“Duaji sa i ke”

Poezi nga Ramazan Çeka – 

Prindt s’jetojnë gjithmonë
As nuk zevendsohen
Janë krijuesit tonë
Ata kurr’ s’harrohen

Dhuroji respekt
Mos i shih kuleten
Me një fjal’ i vret
Me një i zgjat jeten

Duaji sa i ke
Thot një fjal’ e vjetër
Prej tyre ke le
Prind s’bahet kush tjetër

Jo veç telefon
Shko për një vizitë
Se zemrën ju gëzon
I rinon në shpirt

Prindërit ndihmoi
Jepni dorën tuj
Se kur kanë nevojë
S’i ngroh dora huj

Lëri që të flasin
Rrugën ta mësojnë
Dhe nëse e zgjasin
Ato nuk gabojnë

Mos t’duket e randë
Kur të porosisin
I ke babë e nanë
Ata nuk t’korisin

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here