Dua Lipa shkruan histori në muzikën britanike, sa janë rritur të ardhurat falë saj

Muzika britanike njihet si një ndër më kryesoret në tragun botëror, nga e cila kanë dalë emra të mëdhenj. Së fundmi pjesë e kësj “shtëpie” është bërë edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa. Për më tepër Dua Lipa po shkruan histori dhe rekorde në muzikën britanike dhe atë botërore.

Kujtojmë se muzika në Angli, arriti një vit rekord në 2017, falë artistëve si Dua Lipa, Ed Sheeran dhe Harry Styles, apo Rag’n’Bone Man. Raporti i matjes muzikore në Mbretërinë e Bashkuar tregoi se të ardhurat nga muzika britanike u rritën me 7 % duke arritur një nivel rekord prej 2.6 miliardë paund.

Albumi i tretë i Ed Sheeran, Divide, me hite si “Shape of You” dhe “Perfect”, ishte më i shituri i vitit të kaluar. Ndërsa u ndoq nga albumi ‘Human’ i Rag ’n’ Bone Man dhe albumi i dytë i Sam Smith në vendin e pestë.

Ylli i muzikës pop Dua Lipa shtoi suksesin duke u bërë artistja më e transmetuar në Spotify në 2017, duke mposhtur Rihannën dhe Taylor Swift. Ka pasur edhe një paraqitje nga Harry Styles, i cili siguroi vendin e nëntë me albumin e tij të debutimit. Eventet live si turnet apo festivalet sollën 1 miliard dollarë të ardhura, duke përfshirë turnet botërore të The Rolling Stones, Coldplay dhe Sir Paul McCartney.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here