Dhjami në zona të caktura të trupit lidhet me këto sëmundje

Yndyra në zonën e barkut

Ky është një ndër problemet më shqetësuese të femrave. Mjafton të vishni një bluzë ngjitur pas trupit dhe forma e rrumbullakosur apo shtresat në formë palash duken menjëherë. Ajo që nuk dini është se dhjami i akumuluar në këtë zonë krijohet si pasojë e stresit. Ndoshta po kaloni një periudhë të vështirë në punë dhe familje.

Yndyra nën kërthizë, krahë dhe kofshë

Depozitimi i yndyrës në këto zona të trupit krijohen si pasojë e abuzimit me karbohidratet. Duhet të tregoni kujdes me regjimin ushqimor dhe të pakësoni ushqimet e këqija, pijet e gazuar, konsumin e alkoolit dhe duhanit. Hani sa më shumë fruta dhe perime, drithëra integrale, nënprodukte të qumështit si kosi dhe djathi pa yndyrë.

Yndyra në vithe dhe në pjesën e jashtme të kofshëve

Këto zona të trupit formojnë atë që njihet ndryshe si trungu trupor. Me siguri bëni një punë e cila kërkon të jeni tërë kohës ulur ose jeni duke pëdorur medikamente që sjellin çrregullime të ekuilibrit hormonal. Është vënë re që femrat të cilat përdorin kontraceptivë janë më të prirura të akumulojnë peshë në zonat e sipërmendura.

Yndyra në këmbë dhe në kavilje

Ky është një problem tjetër shqetësues përsa i përket shtimit në peshë. Nëse keni dhjam në këtë zonë keni me siguri probleme vaskulare. Qarkullimi i gjakut është më i ngadaltë se zakonisht dhe si pasojë toksina mblidhet në gjymtyrët e mëposhtme që çojnë në fryrje dhe celulit.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here