Deputeti i PD-së mbërrin në Prokurori. Ja për çfarë do japë shpjegime Salianji

Deputeti i PD, Ervin Salianji, ka mbërritur pak çaste më parë, rreth orës 9:30, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për t’u marrë në pyetje në lidhje me çështjen “Babalja”.

Sipas një njoftimi të Prokurorisë, deputeti Salianji është vënë në hetim për akuzën e kallëzimit të rremë. Deputeti demokrat akuzohet në lidhje me audiopërgjimin e Albert Veliut dhe vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Pas hetimeve të kryera dhe ekspertizës së ardhur nga Britania e Madhe, organi i akuzës ka vendosur të rimarrë në pyetje deputetin Salianji për deklaratat e Fredi Alizotit se dëmshpërblimi që i ishte ofruar për të luajtur rolin e Agron Xhafajt ishte 200 mijë euro.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here