Denoncimi në BOOM: Gjobë 3 mln lekë për duhanpirje jashtë lokalit

Në redaksinë e emisionit BOOM ka mbërritur një denoncim nga një biznesmen në Durrës, i cili është gjobitur me 3 mln lekë për duhan pirje jashtë lokalit.

Hysni Koka prej vitit 2015 ushtron aktivitetin e tij bar kafe. Ai thotë se gjoba është vendosur nga inspektorët e Beratit, për duhan pirje, por në ambientin që Koka e kishte përshtatur për pirje të duhanit.

Hysni KokaMë vunë gjobë 3 milionë leke.

Ketë ambientim me plasma jashtë lokalit e kam bërë vetëm për ato që pijnë duhan. Vijnë inspektoret e Bertit me vendosin gjobe. 

Ky është ambient i hapur. Këtu më janë bere dhjetëra inspektime anti duhan dhe askush nuk më ka vënë gjobë se duket që është ambient i hapur.

Gazetarja e BOOM kontaktoi me kryeinspektorin e Beratit, i cili tha se në bazë të ligji gjoba mund ta ankimohet. Ndërkohë, gjoba është vendosur pa u shoqëruar me foto, që vërteton shkeljen.

Sipas ligjit, nëse në një ambient ku pihet duhan në radhë të parë duhet të gjobitet duhanpirësi, më pas subjekti. Në këtë rast nuk ka ndodhur kështu.

Gazetarja- Inspektorët janë këtu?

Kryeinspektori – Janë në punë, në terren. Çfarë problem keni? Unë jam Kryeinspektori

Gazetarja- Personi i duhur. Ky djali ka një biznes në Durrës. Kanë shkuar këto 3 inspektorë dhe i kanë vendosur një gjobë 3 milion lekë për duhanin, ndërkohë që këtë gjobë ia kanë vendosur në një ambient të hapur që ky ka.

Qytetari- Kanë të drejtë të marrin kuponin dhe mos të lajmërojnë fare për pjesën që do të merrni gjobë?

Kryeinspektori – Inspektorët vijnë shikojnë , në qoftë se je në shkelje të ligjit.

Qytetari– Kanë marrë kuponin dhe kanë ikur.

Kryeinspektori – Duhet të bëjnë edhe inspektorët foto, nuk e di i kanë apo nuk i kanë pavarësisht se në gjykatë fotot nuk kanë vlerë.

Gazetarja- Ato nuk kanë asnjë prove matriale që dikush ka qënë duke pirë cigare.

Qytetari –Është komplet pjesa përjashta nuk është këtu, është si me pas një tendë përjashta fare.

Gazetarja- Ka hapësira, ka shumë hapësira.

Kryeinspektori – A është e mbyllur nga lart? Edhe 30 metra e lartë të jetë në qoftë se është çatia i mbyllur është.

Gazetarja- Këto për çfarë i paguajnë hapësirat publike? Të pijnë njerëzit cigare jashtë

Kryeinspektori – Unë nuk e di se çfarë bën Bashkia, është punë e Bashkisë unë kam ligjin tim zonjë. Nuk lejohet që të mbyllen hapësirat me qese ose me xhama të lëvizshëm.

Gazetarja- Shkelja parë është që nuk kanë kontaktuar të zotin e…

Kryeinspektori – Kontaktojnë personin që është në lokal

Gazetarja- Nuk mund t’i thuash tjetrit më jep një kupon tatimor dhe pas një jave të sjell gjobën. Ku e kanë bazuar këtë gjobë unë këtë dua të di?

Kryeinspektori – Te ligji për mbrojtjen e shëndetit ndaj duhanit.

Gazetarja- Dua një foto, dua një foto ku shihet që ky zotëria është ne shkelje në bazë të kësaj fotoje. Çfarë dokumentacioni..

Kryeinspektori – Tani fotot nuk mund t’i jap ty un

Gazetarja- Është zotëria këtu.

Kryeinspektori – As atij, se ai ka qenë vetë aty.

Qytetari- Nuk kam qenë unë.

Gazetarja- Ato kur kanë vënë gjobë i kanë bërë nje foto objektit. Urdhëro më trego fotot e objektit dhe ta diskutojmë.

Kryeinspektori – Këto nuk kanë mbaruar procedurat, ky zotëria të ankohet, do ankohesh në bazë të ligjit që të kesh të drejtë të shkosh të ankohesh te Gjykata Administrative.

BOOM nuk e la me kaq, arriti që të kontaktonte me vetë inspektoren që gjobi subjektin.

Gazetarja- Djali ka marrë një gjobë. Keni qenë ju te vendi?

Inspektorja – Po, ne kemi qenë.

Gazetarja- Ju e keni vënë gjobën, cila është arsyeja?

Inspektorja – Në ambientin pranë lokalit të zotërisë, ishte krijuar një ambient me plasmas i mbyllur më shumë se 50% i hapësirës.

Gazetarja- Si e matët ju që është më shumë se 50% i hapësirës?

Inspektorja – E matëm, dmth e matëm, ne e kemi parë me sy të lirë. Në momentin që kam qenë unë ka qenë kështu.

Qytetari- Siç keni qenë ju kanë qenë në 2017,2018. Para një muaji e gjysmë mua më ka ardhur po prapë inspektim tjetër për pjesën e ambientit brenda dhe kam qenë plotësisht në rregull se unë nuk e lejoj brenda. Për pjesën e verandës jashtë më kanë thënë tekstualisht ti je në rregull. Një gjobë nuk mund të vihet dot pa u lënë një akt konstatimi një letër, mua më ka ardhur shabllon. Faktin që keni gjetur me cigare që keni bërë foto.

Inspektorja – Po kemi bërë foto i kemi ngarkuar në sistem, nuk e di procedurën duhet te bëni kërkesë.

Qytetari– Po nuk mund të më vësh dot gjobë ndërkohë që është një ambient që lejohet duhani.

Gazetarja-Në moment që ka gjobë zotëria duhet të jetë edhe një person që pi cigare. Keni foto?

Inspektorja – Po kemi foto?

Gazetarja- Mund të na e vini në dispozicion?

Kryeinspektori- Unë jua thashë që duhet të na sillni kërkesë me shkrim.

Gazetarja- Është zotëria vetë këtu që do ta dijë. Ka marrë një gjobë dhe do të dijë se kush person ka qenë duke pirë cigare?

Kryeinspektori-Te komisioni, do t’ia japi komisioni.

Gazetarja-Do ta shikoj tani se ka gjobën.

Kryeinspektori– S’kemi të drejtë që t’i japim fotot.

Tani ai që pi cigare me sa di unë gjobitet 5 mijë lekë apo jo?

Kryeinspektori– Me ligj po, por problemi është sepse do kartë identiteti do dokument identifikimi.

Gazetarja- I keni kërkuar dikujt kartë identiteti atje?

Inspektorja – Atje ka pasur masivisht që pinin cigare.

Gazetarja- Sa, sa?

Inspektorja – Ne nuk mund te merreshim me te gjithë.

Kryeinspektori- Zonja gazetare dëgjoni, këtu nuk po bëjmë gjyq.

Gazetarja- E kuptoj që je në mbrojtje të inspektoreve. I ke shkuar dikujt që ka qenë në tavolinë duke pirë cigare t’i thuash më jep kartën e identitetit, sepse duhet të gjobitej edhe personi 50 mijë lekë? E dua për procedurë, e keni bërë këtë gjë?

Inspektorja – Përgjegjësinë e ka zotëria që i lejon ata të pinë cigare aty.

Gazetarja- Për procedure e keni bërë këtë? Edhe ai ka 50 mijë lekë gjobë.

Inspektorja – Ishin disa persona që pinin.

Gazetarja- Ti ke kapur një?

Inspektorja – Po nuk kam kapur një sepse edhe zotëria nuk ishte prezent, por edhe nuk mundem dot. Dmth personi nuk ta jep kartën e identitetit..

Gazetarja-Ia kërkove?

Inspektorja – Po nuk ia kërkova sepse ishin disa

Gazetarja-Një a e kape një? A e kape një person?

Inspektorja – Po jo pra, se kapa.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here