Del traileri i filmit kushtuar jetës së Lorik Canës

Lorik Cana para pak kohësh bëri me dije se po punon për një film që mban emrin e tij. Ditën e sotme filmi kushtuar ish kapitenit ka premierën e tij. Lajmin e ka bërë të ditur Loriku nëpërmjet një postimi në Instagram ku zbulon edhe trailerin e filmit dokumentar.

Futbollisti ka zgjedhur që të tregojë vetë historinë e jetës, duke zbuluar çdo hap të rëndësishëm të jetës së tij. Në fillim dokumentari hapet me vendlindjen e Lorikut, Gjakovën, më pas vazhdon tek suksesi i madh në skuadrën e “PSG”.

Në këtë film nuk kishte si të mungonte edhe periudha më e bukur e karrierës, pikërisht kombëtarja shqiptare. Pjesë e dokumentarit janë bërë edhe personazhe të rëndësishëm për Lorikun, të cilët kanë zgjedhur të flasin për talentin shqiptar.

View this post on Instagram

BIG Day!!! 1st screening “LORIK” @andidecka

A post shared by Lorik Cana (@lorikcana) on

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here