“Dashurohuni”

ROBERTO BEGNINI, pjesë nga filmi “Tigri dhe bora”  –

Tani dua të përqendroheni!
Pa humbur kohë. Ngadalë, me qetësi.
Mos u nxitoni!

Mos shkruani menjëherë poezi dashurie, se janë më të vështirat. Prisni të paktën tetëdhjetë vite.
Shkruani për diçka tjetër. Ku ta di unë… për detin për shembull, per erën, për kaloriferin, për një tram me vonesë.
Nuk ekziston diçka më poetike se tjetra.
Shikohu në pasqyrë!
Poezia je vetë ti. Prandaj, vishini mirë poezitë. Kërkojini mirë fjalët, duhet t’i zgjidhni ato, sepse ndonjëherë duhen 8 muaj për të gjetur një fjalë.
Zgjidhini, sepse bukuria filloi kur dikush filloi të bënte zgjedhjen, që nga Adami dhe Eva.

E dini ju sa kohë humbi Eva përpara se të zgjidhte fletën e fikut që i përshtatej?
Zhveshi të gjithë fiqtë e Parajsës Tokësore.

Dashurohuni!
Nëse nuk dashuroni, ju siguroj se çdo gjë është e vdekur.
Duhet të dashuroni dhe gjithçka kthehet në jetë, lëviz gjithçka.

Shpërndani gëzimin, konsumoni lumturinë.
Qëndroni të trishtuar dhe të heshtur me bollëk.
Fryni tek fytyrat e të tjerëve lumturi.
Sepse për ta përcjellë lumturinë, duhet të jesh i lumtur e për të përcjellë dhimbjen gjithashtu duhet të jesh i lumtur.

Jini të lumtur!
Duhet të ndjeheni keq, të vuani.
Mos kini frikë nga vuajtjet. E gjithë bota vuan.
Nëse nuk dilni, nuk gjeni mundësinë, mos u shqetësoni… gjithsesi për të shkruajtur poezi vetëm një gjë është e rëndësishme: GJITHÇKA.

Dhe mos kërkoni gjëra të reja. E reja është gjëja më e vjetër që përdoret.
Nëse nuk ju vjen frymëzimi nga pozicioni që jeni, shtrihuni në tokë.
Shtrirë shihet më bukur qielli.

Shiko ç’bukuri!
Përse nuk e kisha bërë më parë?!
Çfarë shikoni?
Poetët nuk shikojnë, ata vështrojnë.
Bindjuni fjalëve.
Nëse fjala është “mur” dhe “mur” nuk ju pëlqen, mos e përdorni më për tetë vite me radhë.
Kështu mëson.
Kjo është bukuria. Si ato vargjet e shkruara atje që duan të mbeten përgjithmonë ATJE.

Vazhdoni…
Fshini gjithçka!
Mësimi mbaroi!

 

/Monologo tratto dal film “La Tigre E La Neve” 2005
Scene tratte dal film “Nuovo Cinema Paradiso” 1988/

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here