“Dashuria dhe unë flasim”

Poezi nga Mowlana Jalaluddin Rumi – 

Dashuria thotë, “ti s’mund të më mohosh”.

Provoje.

Unë them, “po, ti shfaqesh prej askundit
Porsi flluskat në verë, këtu, pastaj jo”.

Dashuria thotë, “burgosur në trupin-shishe”,
Duke kënduar në banket.

Unë them, “kjo ekstazë është e rrezikshme”.

Dashuria thotë, “e gjerb ditën e shijshme,
Derisa nata ma heq kupën tej”.
Pastaj unë këmbëngul që nata ta kthejë.
Drita që shoh pranë kurrë nuk ndryshon.

Arabët e quajtën verën me fjalën “mudam”,
Që do të thotë e vazhdueshme. Më dhe, më dhe. më…
Sepse pijetarët e verës kurrë s’pijnë mjaft.

Uji i realizimit është vera që nënkuptojmë
Ku dashuria është lëngu, trupi yt flakon.

Hijeshia rrjedh në të. Forca e verës
Thyen shishen. Kjo po ndodh tani.

Ujii zgjimit bëhet ai që shtie,
Vera vetë, dhe çdo pjesmarrës në banket.

S’ka metaforë ta mbajë këtë të vërtetë
Që di si të mbajë sekretin
Dhe kur të shfaqë veten.

 

/Përktheu Jorgo Bllaci/

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here