“Dashuri për Elsën”

Poezi nga Louis Aragon – 

Jam xheloz për çdo pikë shi
që me puthje më shëmbëllen
më bëjnë të ndjej xhelozi
sytë e gjithçkaje që shkëlqen.

Kur e zë jam xheloz për bletën
për pasqyrën ku ajo shihet
për harrimin për kujtesën
dhe për gjumin ku kridhet.

Për trotuarin që ajo zgjedh
për erën që e fshik me duar
në ëndërr gjumin ma vjedh
xhelozia ime që rri zgjuar.

Jam xheloz për një këngë një ofsh
për një hukamë e një rënkim
për zymbylat jam xheloz
për një parfum për një kujtim.

Jam xheloz për statujat në shesh
tunduese me ata sy zgavra
jam xheloz kur ajo hesht
për fletën e bardhë që ka përpara

Për një qeshje a një lëvdatë
dimrit për një drithmë të lehtë
për një fustan që vesh në shtat
pranverës për drurët e blertë

Jam xheloz kur i pëlqen zjarri
për një degë që e ndjek prapa
për krëhërin në flokët ngjyrë ari
në ag më bën xheloz mesnata

për gjithçka që ka për zemër
për zumrudët që stolisin
ah, nata e ligë nata shemër
më hijet e saj ma mer shpirtin

Çdo stinë ndjej xhelozi
më ngulen njëmijë gozhdë
jam xheloz gjer në marrëzi
jam xheloz si një qen xheloz

Kur vonohet një grimë herë
jam xheloz për botën mbarë
gjestet e saj janë mister
jam xheloz për çdo kitarë.

 

/Përktheu: MISTO TRESKA/

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here