Chelsea goditje të dyfishtë në merkato, rrëmbejnë dhe talentin italian

Maurizio Sarri kërkon të vjedhë çdo talent në Itali. Drejtuesit e Chelsea-it falë këmbënguljes së trajnerit italian kanë arritur marrëveshjen me Cagliarin për mesfushorin e talentuar Nicolo Barrela për të cilin Blutë e Londrës do të derdhin në arkat e klubit nga ishulli i Sardenjës 50 milionë euro.

Chelsea ka mposhtur kështu konkurrencën e Interit dhe Napolit dhe në orët e ardhshme Barrela do të transferohet në Londër, por italiani nuk do të jetë blerja e vetme e skuadrës angleze në këtë merkato pasi drejtuesit e klubit londinez janë afër arritjes së një marrëveshje edhe me Zenitin për mesfushorin argjentinas Leandro Paredes i cili do të zëvendësojë Cesc Fabregas që do të transferohet te Monaco.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here