Çelet në Fier edicioni i IV i grafikës shqiptare

Në Fier është çelur edicioni i katërt i grafikës shqiptare. Këtë vit marrin pjesë rreth 30 artistë nga të gjitha trevat shqiptare.

Në ekspozitë artistët këtë vit paraqiten me një shumëllojshmëri stilesh ku në përmbajtje të tyre qendron realitet shqiptar.

Artistët shqiptar prezantohen në këtë ekspozitë me nga një vepër secili,mjeshtra që vazhdojnë të na sjellin shenja të reja incizuese.

Ky edicion përkon me ngjarjen e rëndësishme dhe historike për vendin që është viti festiv përkujtimor i heroit mbarëkombëtar ”Gjergj Kastriot Skënderbeu”.Ky event me edicionin e IV ka fituar konsolidim duke u konsideruar tashmë një traditë.

Punimet vazhdojnë të jenë ende të ekspozuar në Galerinë e Arteve “Vilson Kilica” Fier për publikun artdashës. /a.a/j.p/

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here