Brusketa të shijshme në vetëm 5 minuta

Nëse jeni të uritur dhe duhet të përgatisni ushim të shpejt dhe të shijshëm veproni si më poshtë.

INGREDIENTËT

-4 domate
-1 bagetë
-50 gram gjalpë
-hudhër e bluar
-pak majdanoz
-Lëngu i një limoni
-Vaj ulliri
-Kripë, rigon

UDHËZIMET
1. Merrni një tavë dhe vendosni sipër saj bagetën e prerë në copa të vogla. Vendosni sipër secilës pak gjalpë dhe i fusni në furrë të ngrohen për 5 minuta.

2. Ndërkohë në një enë shtoni tulin e domateve të prerë në copa të vogla, 4 lugë gjelle vaj ulliri, kripë, rigon, majdanozin e grirë imët (sa ta shikoni të arsyeshme), lëngun e limonit dhe në fund hudhrën pluhur ( 1 lugë kafe). E trazoni mirë masën.

3. Nxirrni bukën nga furra dhe i shtoni sipër mbushjen që përgatitët.

4. Brusketat janë gati dhe mund t’i shërbeni kurdoherë para pjatës kryesore. Ju bëftë mirë!

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here