Botërori i Peshëngritjes/ Konkurron Erkand Qerimaj, ja paraqitja e tij

Në Turkmenistan po zhvillohet Kampionati Botëror i Peshëngritjes, njofton Syri.net.

Pasi garoi dje për Shqipërinë shtangisti Briken Calja, i cili u rendit në vend të gjashtë, sot ishte radha e Erkand Qerimajt.

Shkodrani konkurroi në Baterinë B të peshës 81kg, duke ngritur 330kg në dygarësh (150kg në shkëputje dhe 180kg në shtytje), teksa zuri përkohësisht vendin e 16-të (Do të përfundojë edhe Bateria A).

Duhet theksuar se Qerimaj vinte nga një periudhë dëmtimi dhe nuk ishte në formën e tij optimale, gjë të cilën e konfirmon edhe vetë në një postim në Facebook.

Image

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here