“Bomba” nga Franca, PSG-Crvena Zvezda dyshohet si e trukuar nga një drejtues i ekipit serb

Autoritetet franceze kanë nisur hetimet për ndeshjen PSG-Crvena Zvezda të fituar 6-1 nga parisienët 3 tetorin e kaluar. Një takim ky që ka qenë i vlefshëm për javën e dytë të Champions League. Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja “L’Equipe”, që ka shkruar se autoritetet franceze janë vënë në lëvizje pas një informacioni të marrë nga UEFA.

Gazeta franceze, e cila hapet me lajmin edicionin e saj online, flet për një komunikim nga UEFA për autoritetet franceze lidhur me një nga figurat më të larta të ekipit serb që ka vendos bast për humbje të ekipit të tij me 5 gola diferencës. Vetëm presidenti Ceferin dhe drejtuesit më të lart janë njohur më këtë hetim.

Neymar realizoi një tregolësh për parisienët në takimin e luajtur në “Parkun e Princave”, teksa Edinson Cavani, Di Maria dhe Kylian Mbappe realizuan të tjerët. Goli i vetëm i Crvena është shënuar nga Marko Marin.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here