“Bijve t`mi”

Poezi nga Jozefina Traboini – 

Kur t`rriteni e t`merrni emnin “burra”
Në sytë e mi, jeni fmi tuj vrapue
Kur ju flas, due t`ju baj përgjegjës për vedin

Kur ju bërtas, due t `fluturoni me flatrat tueja
Unë e di…. që ju jeni gjykatësit e mi
Por për mua pasqyra ma e bukur ndër ju
Ashtë qeshja e shpitit tuej

Nuk ashtë e vështirë me u ba “nanë “
Por ashtë e zorshme t`jesh ajo
Unë shkruaj vargje ,
po libri ma madh, jeni ju bijtë e mi

Dhe ju e dini n`se kërkoni paqe për shpirtin tuej
atë e gjeni të zemra jeme
Më duket se s’ka fjalë ma t`bukur ne tana gjuhët e botës se fjala “Nanë”
Gorki ka thane: pa nana s’ka poetë
Unë jam një poete nanë, që “poezi” kam bijtë e mi…

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here