Bërnabiç: Serbëve në Kosovë iu mohohen të drejtat

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, tha se nuk pret ndonjë gjë të mirë nga fakti se gjykatat e Kosovës kanë marrë përsipër rastet e krimeve të luftës, me të cilat deri më tash është marrë misioni evropian për sundimin e ligjit – EULEX.

“Nuk pres ndonjë gjë të mirë derisa Prishtina ka udhëheqës politikë që ua mohojnë serbëve të drejtat e njeriut”, tha Bërnabiç, transmeton agjencia serbe e lajmeve Beta.

Në kuadër të sistemit të drejtësisë në Kosovë është themeluar një departament i veçantë, i cili do t’i trajtojë rastet e krimeve të luftës.

Zyrtarë nga Prokuroria Speciale e Kosovës kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se në këtë departament tashmë janë duke punuar tre prokurorë.

Prokuroria Speciale e Kosovës i ka marrë kompetencat ekskluzive në qershor të vitit 2018 për t’i hetuar dhe ndjekur krimet e luftës dhe shkeljet e tjera të së drejtës humanitare ndërkombëtare.

Bërnabiq tha se ka kërkuar nga përfaqësuesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë të reagojnë, sepse, siç tha ajo, serbët në Kosovë janë privuar nga e drejta për informim.

Sipas Bërnabiqit, gazetat në gjuhën serbe nuk shkojnë në Kosovë nga data 21 nëntor e vitit të kaluar.

Në atë kohë, Kosova ka vendosur taksë 100% mbi të gjitha prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina./Rel

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here