Berisha: Rama gënjeu kuksianët, nxori aeroportin e Gjeorgjisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke e quajtur mashtrues dhe shpifës.

Në një status në “Facebook” Berisha thotë se Rama iu ka servirur kuksianëve si projekt të aeroportit të Kukësit foton e projektit të një aeroporti në Gjeorgji. Berisha ka publikuar dhe linkun për më shumë informacione, ndërsa shkruan për Ramën se e ha turpin me bukë.

STATUSI I BERISHËS

Ja si mashtron kryeshpifësi, kryemashtruesi fundërrinë dhe llum njerëzor për aeroportin e Kukësit!

Shikoni foton, në të cilën provohet se Kallam Dështaku iu serviri kuksianëve dhe mbarë shqiptarëve foton e projektit të një aeroporti në Gjeorgji si foto të aeroportit të Kukësit.

Si tha, “Mos përgojoni 3D-në”??? Ky e ha turpin me bukë. Ja që rezulton se ajo 3D-ja, projekti i aeroportit të Kukësit që paraqiti dje është projekt i një aeroporti në Gjeorgji. Shihni fotot dhe për më shume klikoni linkun e videos.

3D-të janë identike. Mire që është kujdesur të heqë ujin dhe shinat e trenit.

Berisha Fb 1

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here