Bayern bën gati çmendurinë për dy yjet e Ajax, ofron 150 mln euro

Bayerni i Mynihut po vuan gjatë këtij sezoni, teksa në kampionat kanë humbur prej disa javësh vendin e parë. Skuadra bavareze ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm, teksa synon afrimin e dy yjeve të skuadrës së Ajax: Frenkie de Jong e Matthijs de Ligt. I pari mesfushor dhe u dyti qendërmbrojtës i Ajaxit të Amsterdamit, po bëhet gati një ofertë “faraonike”, që mund të arrijë plot 150 milionë euro në total.

Mediat holandeze kanë zbuluar që të dy 20-vjeçarët, që janë rritur bashkë në akademinë e Ajaxit, i kanë kërkuar drejtorit sportiv, Marc Overmars, që kur të shiten kjo do të ndodhë në “paketë”, pra të transferohen të dy në të njëjtën skuadër.

“Bild” shkruan se klubi bavarez ka programuar një rinovim të thellë të skuadrës vitin e ardhshëm dhe është i vendosur të investojë te dy talentet e “harkëtarëve”. Si de Jong, ashtu edhe de Ligt pëlqehen edhe nga Chelsea, Barcelona, Juventus dhe Inter.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here