Bayern aplikon për të pritur finalen e madhe

Skuadra e Bayern Mynih ka aplikuar për të pritur finale e madhe të championsit në vitin 2021. Këtë lajm e bëri publik shefi ekzekutiv i bavarezëve, Karl-Heinz Rummenigge.

“Unë mund të konfirmoj se Bayerni, së bashku me qytetin e Mynihut, do të aplikojnë zyrtarisht për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2021 në “Allianz Arena.

Pavarësisht nga zhgënjimi i humbjes ndaj Chelsea në vitin 2012, ne ende e shohim me dashuri finalen e Champions-it në shtëpi. Do t’i ishim shumë mirënjohës UEFA-s, nëse na e jep mundësinë që ta mirëpresim përsëri botën e futbollit në Mynih”, tha Rummenigge.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here