Basha: Rama drejt rrënimit total

Nga Korça, Lulzim Basha prezantoi ditën e sotme për çlirimin e zgjedhjeve, por ndër të tjera foli edhe për mosdekretimin e ministrit të ri të Brendshëm nga Presidenti Ilir Meta.

“Ministri i tretë i propozuar nga Rama është dëshmi e krizës së thellë politike morale të mosqeverisjes së vendit si rezultat i bashkëqeverisjes me krimin. Vendi është pa kryeministër, pa gjykate, pa prokurori dhe përgjegjësia është e organizatës kriminale të Rilindjes dhe kreut të saj”, tha Basha.

Kreu demokrat u shpreh se Presidenti ka kompetencat e tij kushtetuese dhe është detyra e tij të japë të giithë aspektin kushtetues të dekretimit dhe mosdekretimit të emrit të propozuar nga Rama.

“Një gjë është e sigurt, që lëvizja e ardhshme në atë që nuk është lojë shahu, por ka të bëjë me fatin e shqiptarëvë, është largimi i vetë Edi Ramës”, tha Basha duke iu referuar mesazhit të shpërndarë nga kryeministri një ditë më parë për gazetarët.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here