Basha nga prokuroria: Thirrja e kreut të opozitës, fillimi i fundit i regjimit kriminal

Kryetari i opozitës Lulzim Basha sapo ka dalë nga prokuroria dhe i ka dërguar publikisht një mesazh, kryeministrit Edi Rama.

Ai tha për mediat se faza e fundit është përdorimi I shtetit me shpresën për të mbyllur zërin e opozitës.

Basha deklaroi se thirrja e kreutr të opozitës për tu paraqitur në prokurori, është fillimi I fundit të këtij rregjimi kriminal.

“Mesazhi im për Ramën dhe veglat e tij është: Partia Demokratike, unë dhe shqiptarët, nuk shantazhohemi as impresionohemi nga makinacionet politike të shtetit privat të Edi Ramës, dhe jemi të vendosur të vazhdojnë betejën tonë….” – deklaroi Basha.

Basha ka mbërritur për të dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës për çështjen ‘Xhisiela’, dosje që ka trazuar politikën shqiptare.

Basha është ftuar të paraqitet këtë të premte, në Prokurorinë e Tiranës, për të dhënë deklarime pasi është kallëzuar nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, për ‘kallëzim të rremë’ e ‘fyerje’.

Emiljano Nuhu pretendon se gjithcka ndodhi në momentin kur tentoi të arrestonte Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili ishte denoncuar nga ish-e dashura Xhisiela Maloku për dhunë e përndjekje.

Intervista e Nuhut u transmetua edhe nga selia e PD dhe Lulzim Basha hodhi akuza të rënda ndaj socialistit Balla. Për të gjitha këto, kryedemokrati pritet të japë shpjegime sot përpara grupit të hetimit.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here