Barcelona në ankth për Suarez, bomberi rrezikon sfidën me Interin dhe “El Clasicon”

Barcelona është në ankth për gjendjen fizike të Luis Suarez. Sulmuesi uruguaian ka probleme në gjurin e djathtë, ndaj duhet të ndjekë një program të veçantë stërvitor që të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur.

Dëmtimi i Suarezit, në fakt, është një lajm i mirë për Interin, përpara përplasjes së dyfishtë mes dy klubeve në Champions më 24 tetor në “Camp Nou” dy javë më pas, me 6 nëntor, në “San Siro”.

Edhe pse pauza e kampionatit i jep mundësi lojtarit të humbasë më pak ndeshje, është e sigurt që do të mungojë në sfidën e shtëpisë me Sevillan, por me shumë mundësi edhe në “El Clasicon” e 28 tetorit.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here