“Babalja”, Ervin Salianji: Unë besoj në Zot, Rama beson tek Alizoti

Prokuroria e Krimeve të Rënda thirri sot për të marrë në pyetje deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji lidhur me audio përgjimin në të cilën pretendohet se shfaqet vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në pazare droge.

Për ofro dy orë e 30 minuta Salianji është marrë në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Fill pasi la ambientet e organit të akuzës, Salianji pohoi për gazetarët se ishte pyetur kryesisht për videon e dytë të publikuar, ku shihej Fredi Alizoti që tregonte detaje rreth çështjes në fjalë. Ai me ironi tha se detajet ndoshta mund ti ketë dhënë edhe prokuroria.

“Jam person nen hetim për shkak se Agron Xhafaj i burgosur më ka kallëzuar mua dhe gazetarin investigativ, ndërkohë që viktima kallëzuese nuk ka ardhur asnjëherë te pyetet apo deshmoje”- tha ai.

Sipas tij, prokuroria ishte po aq e qartë sa edhe publiku që rrjedha nuk ka ndryshuar dhe ka tashme edhe persona të tjerë që kanë dijeni për çështjen.

“Prokuroria ishte më se e qartë ashtu si dhe publiku, që rrjedha e hetimit ka ndryshuar, dhe kam dhënë edhe persona të tjerë që kanë dijeni për ngjarjen, apo edhe fakte të reja që prokurorisë mund t’i kenë dalë nga vëmendja që Taulanti prej Librazhd dhe Ardi Veliu kanë dhënë një pako të mirë për dëshmitarin kryesorë të prokurorisë, i cili në një bisedë të lirë dhe relaksi të plotë, ka treguar të gjithë historinë”, u shpreh ai.

Ju jeni personi që keni publikuar videon 2, ku është realizuar nga kush?

I kam dhënë gjithçka prokurorisë, të gjitha detajet për çështjen i kam dhënë te prokuroria.

Kë besoni te Alfred Alizoti, versionin e parë apo të dytë?

Unë besoj në zot, te Alizoti beson Edi Rama.

Me heret prokuroria njoftoi se deputeti Salianji është vënë në hetim për akuzën e kallëzimit të rremë. Deputeti demokrat akuzohet në lidhje me audiopërgjimin e Albert Veliut dhe vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Pas hetimeve të kryera dhe ekspertizës së ardhur nga Britania e Madhe, organi i akuzës ka vendosur të rimarrë në pyetje deputetin Salianji për deklaratat e Fredi Alizotit se dëmshpërblimi që i ishte ofruar për të luajtur rolin e Agron Xhafajt ishte 200 mijë euro.

Ndërkohë, një ditë më parë Salianji publikoi edhe përgjimet e prokurorisë, ku faktohej se “Taulanti nga Librazhdi’ fliste me shefin e policisë së Fierit dhe me persona të tjerë, si dhe telefonata që Fredi Alizoti ka bërë me 129, ku prezantohet si mik i Ardi Veliu.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here