“Babai ka 11 vite që tradhton nënën time, më vjen turp që jam djali i tij”

Një djalë që sapo ka kaluar periudhën e adoleshencës, është përballur me një lajm të hidhur. Ai ka zbuluar se babai e ka tradhtuar nënën e tij për 11 vite dhe nuk ka qenë pranë tyre në momentet më të vështira pasi po kalonte kohë me dashnoren.

Në letrën e tij për eksperten Deidre, 22-vjeçari kërkon këshillë për mënyrën se si duhet të menaxhojë gjithë këtë situatë për të mbështetur nënën dhe vëllain e vogël.

Letra: Babai ka tradhtuar nënën time për 11 vitet e kaluara dhe unë nuk e prisja kurrë këtë gjë. Jam shumë i zemëruar dhe më vjen turp që jam djali i tij. Jam 22 vjeç dhe punoj shitës. Doja të shkoja në universitet, por notat e mia nuk ishin aq të mira. Vëllai im është 17 vjeç dhe është në vitin e fundit. Ai dëshiron shumë të shkojë në universitet dhe po përjeton panik për këtë gjë.

Ne nuk duam ti japim lajmin e keq derisa të përfundojë provimet. Por ai mund të nuhasë diçka rreth kësaj çështje. Nuk më hiqet nga mendja që babai im është këshilltar lokal dhe bën moral. Ai na ka mësuar të jemi të sinqertë dhe të mos braktisim askënd.

Çfarë zhgënjimi.

Ndoshta do e kisha pranuar tradhtinë e tij nëse do kishte zgjatur vetëm disa javë. Ai është 56 vjeç dhe unë mund ti falja vetëm një flirt të shkurtër. Por janë 11 vite të jetës sime. Nëna ime që është 53 vjeçe ka qenë gjithmonë pranë tij.

Ajo i ka kërkuar të largohet dhe tani babai po kërkon për punë të re nga fundi i qytetit. Nuk dua ta shoh më kurrë. Kemi zbuluar që ia jepte dashnores së tij paratë, kur nëna ime kishte vështirësi në pagesën e faturave.

Ai gjithashtu kalonte kohë me të dashurën e tij kur nëna jonë e gjorë po luftonte me kancerin e gjirit para disa vitesh. Falenderoj zotin që tani është mirë. Por kur ishte e sëmurë, unë kujdesesha për mamin dhe vëllain tim të vogël, ndërkohë që babai po shijonte jetën.

Stresi ka ndikuar për keq në notat e mia në shkollë. Nëse ai do ishte pranë nesh, unë do isha në universitet tani. Ndjej sikur më ka shkatërruar jetën dhe nuk mund ta fal.

Nuk di si ti jap drejtim gjithë kësaj, si të mbështes mamanë time apo ti tregoj vëllait. Vazhdoj të pyes veten përse e bëri këtë gjë. Përse ne nuk ishim mjaftueshëm për të?

Deidre: Mos mendo sikur ti, nëna dhe vëllai yt nuk ishit të mjaftueshëm për të. Kjo gjë ka të bëjë vetëm me atë. Është normale që të ndihesh i zemëruar, por nuk besoj se të ka shkatërruar jetën. Ti mund të realizosh ende ëndrrat e tua.

Ke nevojë për një vend të sigurtë ku të shprehësh ndjenjat e tua. Do ishte mirë që ti tregoje sa më shpejt vëllait pasi ai mund të imagjinoj diçka më të rëndë. Fol edhe me mësuesit në shkollë që ti japin mbështetje. Babai ju tradhtoi, nuk ka dyshim për këtë. Por ti ke mësuar gjënë më të rëndësishme në jetë, aftësinë ripërtëritëse.

Ka shumë persona që kanë dalë keq në provime për arsye të ndryshme, por kanë karrieë të suksesshme.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here