“Baba jem”

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Poezai nga Arjola Zadrima –

2014!

Baba jem nuk ka facebook,
baba jem ka vujte,
aq sa sot kocat vrrasin dhimba,
e rrudhat i thonë moshe e tretë,
baba jem s’ka fjalë,
veç peshë mendimesh.
Ka krahë me të strehue në gjoks,
e me te dëftu sa rahat je njaty…
Baba jem ecë pak,
lodhet,
merr fryme thellë e i merret fryma,
pa harrue me peshperit në vesh, “zemra jeme”.

Baba jem krejt terrin ta ban dritë
bash nuk ka të dytë,
baba jem asht shpirt!

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here