Avril Lavigne ka vdekur, dhe është zëvendësuar prej disa vitesh nga një sozi?

Avril Lavigne ka reaguar mbi teorinë konspirative se ajo ka vdekur dhe është zëvendësuar nga një sozi. Në një intervistë për radion “KIIS 106.5” në Australi, theksoi se jo vetëm është gjallë dhe shëndoshë e mirë, por nuk ka përdorur kurrë një zëvendësuese për të shmangur paparacët.

“Jam e habitur. Disa njerëz mendojnë se unë nuk jam vërtet unë dhe kjo është kaq e çuditshme. Pse duhet ta mendojnë njerëzit këtë gjë?”, tha Avril.

Në vitin 2003, u përhap me shpejtësi në internet një teori konspirative, sipas së cilës Avril ka vdekur dhe është zëvendësuar nga një vajzë identike me emrin Melissa.

Teoria aludon se Lavigne, e pamësuar me famën në fillim të karrierës, filloi të përdorte një sozi të quajtur Melissa. Më vonë, Lavigne vdiq dhe kompania diskografike thjesht e zëvendësoi me Melissa-n.

Provat janë fotot e bëra në tapet të kuq (Lavigne vesh pantallona, Melissa preferon fundet dhe fustanet) dhe dallimet minimale në fytyrë.

Thuhet gjithashtu se Melissa ka fshehur mesazhe në tekstet e këngëve, si puna e “Slipped Away” ku thotë: “Dita kur ti u largove, ishte dita kur kuptova se s’do të isha më e njëjta.”

Madje, ekziston dhe një foto ku Lavigne ka “Melissa” të shkruar në dorë.

E frikshme, apo jo.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here