Arilena Ara dhe KDDK publikojnë klipin “Last train to Paris”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara, ka publikuar klipin e saj më të ri. “Last train to Paris”, titullohet kënga, të cilën ajo së bashku me artistin KDDK, e publikuan në prill të këtij viti. Pas pothuajse një gjysmë viti, dyshja vendosën që këtë këngë ta finalizojnë me klip, i cili është mjaft i veçantë dhe me shumë ngjyra.

Tekstin e këngës e ka shkruar Kirill Lupinos, ndërsa për muzikën është përkujdesur Kirill Lupinos dhe Darko Dimitrov.

Arilena ka prej disa kohësh që synon tregun e huaj dhe duket se po ia del mjaft mirë mbanë. Kënga që i dha më shumë famë asaj ishte “Nëntori”, e punuar nga Darko Dimitrov, dhe me tekst të Lindon Berishës. “Last train to Paris”, duket të jetë suksesi i saj i radhës.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here