Algoritmet dhe demokracia

Një intervistë me Michele Mezza

Si algoritmet po ndryshojnë botën, Si po e transformojnë gazetarinë, politikën, opinionin publik, demokracinë dhe qytetet tona ku jetojmë.

Libri i fundit i autorit Michele Mezza, “Algoritme lirie. Fuqia e llogaritjes midis dominimit dhe konfliktit”, shqyrton me qasje kritike mekanizmat nëpërmjet të të cilave fuqia e algoritmit po vepron mbi liritë tona. Për të thelluar çështjet e trajtuara në libër dhe për të bërë një diskutim në 360 gradë lidhur me rëndësinë e algoritmeve tona kemi vendosur t’i propozojmë Mezza intervistën e mëposhtme. Temat e trajtuara kalojnë nga historia e Internetit dhe nga roli i lëvizjes së ‘68 tek raporti midis algoritmeve dhe pushtetit, duke bërë një raport filli i përbashkët i të cilit përfaqësohet nga ajo çka është në lojë: e ardhmja e demokracisë tonë, e lidhur pazgjidhshmërisht me fuqinë e algoritmit dhe aftësitë tona për t’i diskutuar publikisht dhe për t’i negociuar logjikat.

Interneti nga origjina tek centralizimi progresiv

Në vitin 1959, i bindur në forcën emancipuese të llogaritjes, Adriano Olivetti theksonte se teknologjia e kishte nisur njeriun «drejt një gjendjeje të re lirie dhe arritjesh». Nga ky pohim merr spunto – duke nisur nga titulli – libri i tij i fundit, “Algoritme lirie”. Thuajse 60 vite më pas, cili është gjykimi juaj për raportin midis teknologjisë dhe lirisë? Po vërtetohet ajo çka shpresonte Adriano Olivetti?

Vizioni i Adriano Olivetti ka qenë një profeci e jashtëzakonshme. Me evolucionin e saj të inteligjencës artificiale, saktësisisht siç e parashikonte ai, informatika e ka çliruar njeriun nga lodhjet dhe nënshtrimet, por sidomos nga puna materiale dhe përsëritëse. Natyrisht, siç na mëson historia, asnjë teknologji nuk është kurrë e mirë në vetëvete. Asnjëherë një novatorizëm nuk ka qenë njëanshmërisht çlirues pa u negociiuar dhe përshtatur konfliktualisht nga loja e interesave sociale. Le të mendojmë se çfarë mund ishte fabrika fordiste, në fillimet e ‘900, pa një aksion të fortë kontraktor të lëvizjes së punës që e ka transformuar një ferr në një motor të shkëlqyer qytetërimi. Sot fuqia e llogaritjes nuk e ka gjetur akoma një subjekt negociues që mund t’ia kufizojë degjenerimet dhe t’i vlerësojë pushtetin e saj çlirues. Kjo është tema e librit tim.

Është interesante të vërehet se Interneti, fillimisht i zhvilluar si një teknologji ushtarake në gjendje që të garantojë një komunikim edhe në rast difekti të një nyje të rrjetit, është një teknologji rrënjësisht e decentralizuar. Megjithatë, sidomos duke filluar nga vitet ’90 dhe me përhapjen komerciale e World Wide Web, një strukturë e tillë e decentralizuar është “kapur” progresivisht nga kompani private, edhe nëpërmjet përdorimit të softuerëve specifikë. Një teknologji që fillimisht karakterizohej nga një strukturë rrënjësisht e decentralizuar ka ardhur duke u evoluar gjithnjë e më shumë drejt një sistemi të centralizuar dhe të dominuar nga pak kompani. Duket sikur ekspansioni i një sistemi të decentralizuar ka përkuar me centralizimin e tij. Jeni dakord me këtë narrativë? Sipas mendimit tuaj, cilat kanë qenë etapat themelore e evolucionit të World Wide Web?

Në realitet, Interneti lind shumë më përpara ARPANET-it, që është ai kërkim me natyrë ushtarake që synonte të mbronte funksionalitetin e sistemeve komanduese edhe nga një sulm bërthamor, pikërisht duke i decentralizuar lidhjet. Logjika e Internetit lind në mesin e viteve ’30, me një lojë dialektike midis matematikanësh të mëdhenj, të tillë si Claude Shannon e Alan Turing, sociologë gjenialë, si Vannevar Bush, dhe filozofë të dijes si Walter Benjamin. Secili i jep dorën e vet një mozaiku të animuar nga një ambicie e fortë sociale për t’u çliruar nga dara e ndërmjetësve që kishin dominuar skenën deri më atëhere. Sipas mendimit tim, kthesa vjen pikërisht në përfundimin e konfliktit të dytë botëror, kur Departamenti i Shtetit nis të reflektojë për konkurrencën me modelin sovjetik. Vannevar Bush që e udhëheq këtë kërkim në korrikun e vitit 1945, me luftën ende në zhvillim, shkruan një document të mrekullueshëm – As We May Think – që e tregon tek kalimi nga puna me dorë në atë imateriale lëvizjen për të mundur sharmin sovjetik në Perëndi. Nis kështu marshimi i gjatë që arrin deri tek ne. World Wide Web është pjellë e kësaj matrice konceptuale dhe, siç e shpjegon shpikësi i tij Tim Berners-Lee, «Interneti është një risi sociale dhe jo teknologjike».

Mendoni se zhvillimi i erës dixhitale ka pasur rrënjë në lëvizjet e ’68? A mund të pohohet se përdoruesi i erës dixhitale është pjellë e individit të shlirë nga çdo formë kushtëzimi social të revolucionit të’68? Dhe a mund të pohohet se vizioni neutral e çlirues i teknologjisë i mbështetur nga disa gjigandë të erës dixhitale është pjellë e këtij transformimi antropologjik? Së fundi, a mund të thuhet se drejtuesit e Silicon Valley, bindja e të cilëve në kapacitetin emancipues të teknologjisë është jashtë çdo diskutimi, janë revolucionarë që janë detyruar të përshtaten me logjikat e tregut?

‘68, ose më mirë ‘64 amerikane, është momenti në të cilin topi i borës i dixhitales bëhet një ortek në kuptimin e vërtetë të fjalës. Momenti të cilin unë e konsideroj kyç është pikërisht në fundin e ‘64, kur Mario Savio, lançon në Berkeley lëvizjen e free speech. Brenda pak muajsh, në të njëjtat vende, të njëjtit njerëz, me të njëjtat vlera e të njëjtat objektiva, kalojnë nga mobilizimi antiautoritar dhe libertar në free software, duke celur një epokë të re ku pikërisht informatika bëhet teknologji lirie. Por këta pionierë në harkun e pak viteve u gjendën të vetmuar, të injoruar e të izoluar nga kultura e politika e të gjithë botës dhe u bënë pre e një gjenerate spekulative që e nuhati menjëherë potencialitetin e jashtëzakonshëm ekonomik e kësaj gjuhe. Bill Gates dhe Steve Jobs ditën t’i përmbyllnin instinktet libertarte e kreative të kësaj lëvizjeje në një strategji komerciale që u mundësoi t’i ndërtonin perandoritë e tyre që akoma përfshijnë frymëzimin fillestar. Përfshijnë, por nuk përmbysin. Konvulsionet aktuale të rrjetit kundër fenomeneve më evidente të monopolist të pushteteve, si në rastin e Facebook dhe Cambridge Analytica, demonstrojnë se frymëzimi fillestar mbetet ende i gjallë në rrjet. Në këtë lojë pushtetesh, gjëja e vetme tashmë e fituar është se nuk ka asgjë neutral, aq më pak algoritmet dhe të dhënat: informatika është një formë ideologjie e koncentruar dhe e kalkuluar.

Një pushtet jo i negociiuar

Google, Facebook, Amazon, Microsoft, Apple. Tregu perëndimor i informatikës dhe i teknologjisë është dominuar gjithnjë e më shumë nga një numër i kufizuar kompanishë amerikane që operojnë në një sistem, të paktën, oligopolist. Kjo situatë është e kuptueshme në një kontekst dukshëm të centralizuar si ai kinez (ku operojnë gjigandët homologë: Baidu, WeChat, Alibaba), por si është e justifikueshme në një vend, që të paktën me fjalë, e shplaos tregun e lirë si flamurin e tij? a mund të konsiderohen evolucionet e fundit në sektorin e teknologjisë si një rast i market failure? Sipas mendimit tuaj, bëhet fjalë për një deficit rregullimi të sektorit? Ka faktorë të tjerë? Si ka qenë e mundur të lihet që një masë e tillë kapitali, pushteti, të përqëndrohej në duart e kaq pak kompanive?

Këmbëngul në tezën që tentoj ta argumentoj në libër. Jemi në hapat e para të një ere të re sociale ku akoma nuk ka marrë formë një sistem dinamik negociimi dhe konflikti për të bërë që të evoluojë socialisht sistemi ekonomik. Interneti mbetet pre e titullarëve të algoritmeve, ashtu siç mbeti në fillim sistemi industrial e pak Robber Barons që konfiskuan resurse dhe lëndë të para. Më pas dora dorës lufta dhe kundërvënia e interesave imponoi ligje antitrust dhe statute të ruajtjes së punës. Kjo është është vrima e zezë: negociueshmëria e llogaritjes. Më shumë se ligjet, mendoj unë, janë të nevojshme praktika të kundërvënies sociale. Është për këtë arsye që në librin tim nndalem mbi subjektet e rinj negociiues.

Bashkë me përhapjen e Internetit dhe të dispozitivëve të lidhur me të, roli i algoritmeve që procesojnë dhe një dozë gjithnjë e në rritje të dhënash është bërë qendrore, siç edhe dëshmohet mirë në librin tuaj të fundit. Në këtë aspekt, roli i rregulluesit është ende jo i qartë dhe në zhvillim të plotë. Cili është mendimi juaj: cili duhet të jetë balancimi i drejtë midis privates dhe publikes në kontrollin e këtyre instrumentave? Është më i dëshirueshëm kontrolli privat i padronëve të dispozitivëve të mëdhenj dixhitalë apo ai publiko – shtetëror si në Kinë? A ekziston një mënyrë që mundëson t’i shpëtohet monopolist privat pa rënë në të njëjtën kohë në forma kontrolli shtetëror që rrezikojnë të marrin karakter autoritar?

Vlerësimi që duhet të bëjmë nuk ka të bëjë me balancimin midis privates dhe publikes sesa në fakt me peshën dhe shpërndarjen kapilare e këtyre instrumentave. Siç përshkruhet tashmë nga nobelistët Stiglitz dhe Akerlof, duhet që çdo pushtet të jetë i kufizuar në aftësinë e tij për të krijuar asimetri dhe hierarki jo të modifikueshme. Për këtë arsye është zhvilluar normativa antitrust. Sot jemi përpara një pushteti të madh, të paprecedent, në gjendje që të influencojë drejtpërsëdrejti mbi impulset njerëzore. Ky pushtet nuk mund t’i lihet as monopolist të pak pronarëve, as përdorimit të shteteve autokratike. Duhen krijuar statute të reja që e përkufizojnë llogaritjen një mall të përbashkët si uji dhe të dhënat një sistem transparent e të kufizuar si televizioni. Ashtu si shëndetësia dhe arsimi, algoritmet dhe databazat duhet të jenë shërbime publike qysh nga faza e kërkimit, në mënyrë që të mos ndryshojnë ekuilibrat socialë.

Raporti midis mediave sociale dhe zgjedhjeve politike është një temë jashtëzakonisht aktuale – le të mendojmë këtu për rastin Cambridge Analytica. Rrjeti përfshin dhe influencon një mikromasë, për të përdorur fjalët tuaja, të përbërë «nga konvergjenca e rastësishme e gjendjes shpirtërore të individëve»: sa mund të ndikojë– gjithmonë  duke përdorur fjalët tuaja – kjo lloj partie e përkohshme e «rebelizmit molekular» mbi organizimin tradicional partiak e përfaqësues dhe, më në përgjithësi, mbi raportet e përfaqësisë e ndërmjetësimit siç qemë mësuar t’i njihnim? Apo po asistojmë në lindjen e formave të reja të organizimit politik, të lindura sëbashku në familjaritetin gjithnjë e më të madh të njerëzve me instrumentat dixhitalë?

Cambridge Analytica është një pikë kthese, nga ky moment asgjë nuk është më si më parë, parasëgjithash demokracia. Jemi pikërisht në prani të një hopi cilësor, ku privatizimi i algoritmeve dhe përdorimi i çfrenuar i drabazave ka përmbysur dhe devijuar lojën demokratike. Për këtë arsye, siç e thashë edhe më parë, besoj se duhet ndërhyrë mbi këta dy faktorë, duke i hequr nga loja e pushtetit si e pronarëve, ashtu edhe e liderëve kombëtarë. Njëlloj siç është bërë për ilaçet apo për televizionin, ku funksionojnë ligjet civile.

Mendoni se suksesi, të paktën në terma konsensusi, i partive antisistem i viteve të fundit i detyrohet edhe përdorimit të rrjetit? Apo bëhet fjalë për një interpretim të pjesshëm dhe pjesërisht vetëshfajësues? Cila është përgjegjësia e klasave drejtuese dhe e kultura politike dominuese e dekadave të fundit në ndjekjen e paradigmave ekonomike, por edhe politike e kulturore që kanë gjeneruar kushtet që kanë mundësuar lindjen e lëvizjeve të tilla? Dhe a ekziston një lidhje midis shkaqeve socio – ekonomike afatgjata dhe mjetit të shpërndarjes të siguruar nga teknologjitë dixhitale?

Koinçidenca teknologjike na thotë se aty ku ka më shumë rrjet, ka edhe më shumë populizëm. Pse? Unë mendoj që rrjeti, pa transparencë dhe konflikte, prodhon një polarizim social, në të cilin shtypet middle class dhe krijohen zona të gjera të shpronësuara nga mundësi dhe akses në vendime. Kjo prodhon një rebelizëm molecular, siç e quaj në libër, që i kombinuar me efektet e një globalizimi të egër, me spostimin e pasurive e të protagonizmit nga zona gjeografike tradicionalisht të privilegjuara në zonë të tjera, dhe presionin e transmigrimeve, prodhon një përzierje shpërthyese. Pastaj, mbi gjithë këtë vepron një strategji e kalibruar nga ana e disa shteteve që e kanë maksimalizuar kontrollin e tyre mbi systemin dixhital dhe e kanë drejtuar kundrejt armiqve tradicionalë, kam parasysh këtu Rusinë e Putinit apo edhe Kinë, atëhere rezultati është një riklasifikim gjeopolitik i botës. 

Kush janë subjektet që negociojnë algoritmin?

Kapilariteti ekstrem i rrjeteve sociale, pronarë të të dhënave tona personale dhe gjithnjë e më shumë të drejtuar që të na mbyllin në imagjinatën tonë virtuale – një shembull midis të tjerëve: abrogimi progresiv i kronologjisë në favor të një ekspozimit të përmbajtjeve në bazë të përkatësisë (mendo për Instagramin) – po i ndryshon jetët tona. Ju mendoni se është e nevojshme të rebelohet për ta bërë më transparent raportin tonë me dispozitivët dixhitalë. Pyetja është: jemi të sigurtë se konsumatorët dhe përdoruesit janë vërtet të interesuar që të rebelohen ndaj diçkaje, që në fund të fundit u jep atyre mirëqenie dhe kënaqësi me kosto, në dukje, mjaft të ulëta? Me fjalë të tjera, problemi i transparencës, i monopoleve dhe i privatësisë ndjehet vërtet nga shoqëria apo është pjesë vetëm e diskutimeve të akademikëve dhe intelektualëve? Sa është e rëndë jovetëdija që duket se ekziston lidhur me çështje me rëndësi kaq të madhe?

Këtu vijmë në thelbin e arsyetimit tonë. Më shumë sesa të kërkohet sesi të rebelohet, duhet pyetur sesi ndaj kujt mund të rebelohet dhe negociiohet. Në librin tim bëj një arsyetim të thjeshtë. Në ekonominë dixhitale nuk funksionon paradigma e vjetër që sheh subjektet sociale të identifikuar për njësi prodhimi apo shërbimi, për shembull përdoruesit e Facebook si punëtorët e Ford. Në fakt, funksionon një kundërvënie interesash midis subjekteve që kanë mundësi konkrete të ndalojnë e të dëmtojnë bashkëbiseduesin e tyre, përndryshe askush nuk ulet në një tavolinë bisedimi. Midis këtyre subjekteve unë mendoj për shembull për qytetet, si community që aftësojnë dhe, për pasojë, mund edhe të zvogëlojnë rolin e platformave e të algoritmeve, duke i përshtatur për shërbimet e tyre. tashmë në këtë drejtim po bëjnë hapat e para me negociatat në Milano me AirB&B lidhur me menaxhimin e algoritmeve të alokimit të turistëve apo në Bologna ne rider-ët dhe menaxhimin e algoritmeve të maksimalizimit të afateve të dorëzimit. Subjekte të tjera negociiuese janë universitetet, që prodhojnë, testojnë dhe kolaudojnë algoritmet, apo kategoritë profesionale, të tilla si gazetarët apo mjekët, që gjenden në kulmin e një procesi automatizimi të funksioneve të tyre.

Për të cituar filozofë si Paolo Severino apo Umberto Galimberti: Njeriu do t’i nënshtrohet fuqisë së teknikës, e destinuar që të bëhet qëllimi final i veprimit njerëzor? Do të bëhet funksionar i një aparati të madh teknologjik që vetë ai e ka ndërtuar? Apo bëhet fjalë për një betejë të hapur kundër një përqëndrimi të tepruar pushteti në duart e pak realiteve jo të nënshtruara ndaj asnjë lloj kontrolli demokratik?

Mendoj se beteja është e hapur, siç ka qenë gjithmonë në lindjen e një teknologjie të re, kemi parasysh këtu traumën e zjarrit, të bronzit, të yzengjive, të shtypit apo të elektricitetit dhe të telefonit. Gjithmonë është folur për një fillim të ri, ku sistemi teknologjik dukej se fitonte epërsi. E kujtojmë të gjithë historinë e bindësve okultë me publicitetin televiziv? Sot bëhet fjalë për pak më shumë se kujtimi naiv i një bote të largët. 

Një pyetje të fundit lidhur me profesionin e gazetarit: cila duhet të jetë detyra e gazetarëve përballë deformimeve të shkaktuara nga fuqia llogaritëse e algoritmeve dhe nga dispozitivët dixhitalë? Duke pasur parasysh edhe krizën e profesionit, si do të duhet të lëvizin gazetarët midis monpoleve të mëdha bartës të publicitetit dhe me forcë kontraktuese thuajse të pakufizuar? Si është e mundur të garantohet liria e gazetarit në epokën e SEO-s (Search Engine Optimization)?

Si gjithmonë, liria është kufizuar nga një pushtet armiqësor. Në të kaluarën gazetarëve u është dashur të përballojnë kërcënimin e kriminalitetit, në fazën pionieristike, më pas të ndërhyrjes së pronësisë dhe, akoma, të publicitetit apo të ndërhyrjes së politikës. Sot pushteti i ri që tenton ta nënshtrojë prodhimin e informacionit është algoritmi, domethënë sistemet që real time, në mënyreë automatike përzgjedhin dhe formojnë flukset e news. Por nyja e vërtetë që duhet të zgjidhë një gazetar ka të bëjë me transformimin e aktivitetit të tij profesional që tenton të bëhet gjithnjë e më shumë një praktikë sociale e përhapur dhe falas. Informacioni nuk është më zbulimi i lajmit, por një konvertim rrethor i vazhdueshëm ku përdoruesit dhe prodhuesit ndryshojnë vazhdimisht rolin dhe funksionin. Detyra kryesore e gazetarit është që ta kuptojë këtë realitet të ri dhe t’i përshtatet, duke u bërë një aleat i qytetarit në impenjimin për ta bërë teknologjinë transparente dhe të ndashme.

(Michele Mezza, gazetar dhe Docent i Kulturave Dixhitale në Universitetin Federico II të Napolit, ka qenë Korrespondent i Giornale Radio Rai në Rusi e në Kinë. Në vitin 1998 ka përpunuar projektin e Rai News 24, i të cilit ka qenë edhe Zëvendësdrejtor)

Përgatiti” ARMIN TIRANA

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here