Akuzat për përdhunim, familja e Cristiano Ronaldos thyen heshtjen

Cristiano Ronaldo vazhdon betejën me akuzat për përdhunim, prandaj familja e tij ka vendosur të thyejë heshtjen për ta mbështetur në këtë situatë. Nëna e tij, Dolores dhe motra Katia publikuan fotografinë e futbollistit si “superman”, duke u zotuar se kërkojnë drejtësi.

“Dua të shoh se kush ka kurajon ta vendosë këtë fotografi në profil për një javë për të, për Portugalinë, për bashkimin e njerëzve, për drejtësi. Ai e meriton këtë”, shkruajti Dolores Aveiro.

Kjo gjë ka ndodhur pasi Kathryn Mayorga, një ish modele e akuzoi Ronaldon për përdhunim në një dhomë hoteli në Vegas në vitin 2009. Cristiano i ka mohuar këto deklarata duke i quajtura të rreme. Prandaj 34-vjeçarja publikoi dokumentin e blerjes së heshtjes, të nënshkruar nga ylli portugez për 325 mijë euro.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here