Aktorin “gangster” e vrasin në mes të rrugës

Një aktor që luajti rolin e një gangsteri në filmin “Trainspotting T2” është qëlluar për vdekje në Edinburg, Skoci.

Bradley Uells, 48 vjeç, i cili njihet edhe për rolin e tij në një episod të “Danny Dyer Deadlist”, u vra në incidentin në Rrugën e Chester në orën 20:00 të mërkurën.

Policia ka konfirmuar se vdekja e tij dyshohet të jetë vrasje. Një banor tha se i kishin treguar për dikë që ishte qëlluar në kokë dhe njerëzit ishin udhëzuar të qëndronin në ambiente të mbyllura kur rruga ishte e rrethuar.

Oficerët e armatosur janë dërguar në vendin e ngjarjes pas marrjes së “raporteve të shumëfishta” se ka patur të shtëna me armë zjarri.

Policia më vonë konfirmoi se një burrë kishte vdekur në vendngjarje pasi u gjet në një shkallë.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here