Aksidenti u mori nënën dhe babanë/ Fundjavë Ndryshe apelon: Urgjente, ndihmë për 4 jetimët (VD)

Përplasja ka qenë fatale për drejtuesin e motorit, 34-vjeç dhe gruan e tij 27-vjeç, që humbën jetën në vend, duke lënë katër fëmijë.
Burrë e grua humbën jetën më 10 mars, në një aksident në aksin rrugor Dibër Maqellarë. Viktimat e këtij aksidenti ishin Gentjan e Klodiana Karazajmi 34-vjeç dhe 27-vjeçe, të cilët ishin duke udhëtuar me një motor në momentin që është përplasur me një makinë tip ‘Benz’.

Përplasja ka qenë fatale për drejtuesin e motorit, 34-vjeç dhe gruan e tij 27-vjeçe, që humbën jetën në vend, duke lënë katër fëmijë jetimë.

Sot katër ditë pas aksidentit fondacioni Fundjavë Ndryshe ka bërë thirrje për ndihmë për katër fëmijët jetimë të çiftit që humbi jetën në aksident.


Familja jeton në varfëri ekstreme, në Peshkopi. Nisur nga ky rast, i shprehim ngushëllimet familjes dhe nisim fushatën për një shtëpi për familjen. Këto ditë të vështira jemi pranë tyre. Gjyshi i fëmijëve dhe vajza e madhe bëjnë apel, pasi familja nuk ka asnjë të ardhur dhe gjenden në situatë tepër të vështirë”, shkruan më tej Fundajvë ndryshe duke bërë thirrje që të gjithë të ndihmojnë.

POSTIMI I PLOTË I FUNDJAVË NDRYSHE

Dhimbje e madhe! Urgjente!

Ditën e dielë ka ndodhur një aksident në Peshkopi ku humbi jetën një çift, Gentian dhe Klodiana Karazajmi, 34 – 28 vjeç.

Për të mos mjaftuar kjo dhimbje e madhe, prindërit kanë lënë 4 fëmijë jetimë, katër vajza të vogla të moshës 14, 11, 8 dhe 2 vjeç.

Familja jeton në varfëri ekstreme, në Peshkopi. Nisur nga ky rast, i shprehim ngushëllimet familjes dhe nisim fushatën për një shtëpi për familjen. Këto ditë të vështira jemi pranë tyre. Gjyshi i fëmijëve dhe vajza e madhe bëjnë apel, pasi familja nuk ka asnjë të ardhur dhe gjenden në situatë tepër të vështirë.

Të bëhemi bashkë të gjithë për tja lehtësuar sadopak dhimbjen!

Ju lutem shpërndajeni!

Një share/shpërdarje e këtij postimi ndihmon më shumë se mund ta mendoni.

GoFundMe: https://ëëë.gofundme.com/fundjavendrysheal.

PayPal & Credit Cards: https://ffn.al/en/donate-2/

Numrat e llogarisë :

Fondacioni Fundjavë Ndryshe

Raiffeisen Bank

SËIFT CODE – SGSBALTX

0011184027 – ALL – AL76202110130000000011184027

0021184027 -EUR – AL61202110130000000021184027

0031184027 -USD – AL46202110130000000031184027

“Bamirësia nuk të varfëron”

#fundjavendryshe

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here