Agron Llakaj rikthehet në Top Channel? Dalin fotot me Blushin (FOTO LAJM)

Sezoni i ri i televizioneve në shtator pritet të ketë jo pak lëvizje. Një prej ndryshimeve më kryesore mund të jetë rikthimi aktorit të humorit, Agron Llakaj në Top Channel. Ditën e sotme, ideatori dhe prezantuesi i spektaklit të humorit “Al Pazar” në “Vizion Plus” është fotografuar nga Dita me drejtorin e përgjithshëm të “Top Channel”, Ben Blushi.

Nuk dihet nëse aktori i njohur ka planifikuar rikthimin e tij në televizionin ku ishte drejtues i “Portokalli”. Drejtori i Top Channel, Ben Blushi ka nisur një fazë ndryshimesh në këtë televizion duke synuar të afrojë emisionet dhe drejtuesit më të kërkuar të momentit.

Vetëm pak ditë më parë, ai i ka bërë një ofertë Blendi Fevziut me një pagë që flitet se shkon në 45 milionë lekë të vjetra në muaj.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here