Adoleshentja e lënduar: I dashuri 35 vjeç është martuar, kam frikë se do më harrojë

Historitë e dashurisë për personat me diferencë të madhe moshe nuk përfundojnë gjithmonë mirë. Një adoleshente është e dëshpëruar se i dashuri i saj është martuar për herë të dytë. Në letrën drejtuar ekspertes Deidre, ajo kërkon këshillë për ti dhënë drejtim jetës pasi nuk mund ta harrojë të dashurin.

Letra: Kam qenë në një lidhje pasionante me të dashurin tim për pesë vite, që kur isha 16 vjeçe. Ne e duam njëri-tjetrin, por familja e detyroi të martohet me një grua që e kanë zgjedhur ata.

Ai është 35 vjeç dhe ne u takuam sepse shoqja ime e ngushtë ishte mikeshë e mirë me motrën e tij.

Një ditë më tha se kishte rënë në dashuri me mua, gjë që ishte e mrekullueshme pasi unë ndihesha njësoj. Ne filluam të kryejmë marrëdhënie seksuale, që ishte gjithashtu fantastike.

Ai është nga Azia dhe unë jam e shqetësuar pasi familja e tij mund të ndikojë në zgjedhjen e partneres së tij në jetë. Por unë e nxorra nga mendja duke menduar se nuk do bëjë siç duan ata.

Për fat të keq, ai nuk u rezistoi ashtu siç mendoja unë. Ata i zgjodhën një grua dhe filluan planet për martesë. Isha 18 vjece dhe ndihesha e harruar.

U përpoqa ta harroj, por ai më kontaktoi për të më thënë se martesa nuk i funksionoi dhe nuk është më me atë grua. Kështu u takuam sërish dhe filluam lidhjen pasionante.

Ne kaluam shumë netë të bukura së bashku pasi puna e tij përfshin shumë udhëtime. Ai më kontakton derisa shkon në shtëpi dhe më pas nuk flasim më. Kjo gjë më lëndon shumë. Ai është çdo gjë që kam dashur në jetë.

Tani familja i ka gjetur një grua të dytë dhe nuk dua që ta dojë atë më shumë se mua. Më thotë shpesh se seksi mes nesh është fantastik, por shqetësohem se kur të flejë me gruan e tij nuk do më dojë më.

Jam përpjekur kaq shumë ta nxjerr nga koka, por nuk ia kam dalë. Nuk mund të rri pa e takuar sepse është gjithçka për mua.

Deidre: Fatkeqësisht për ty, i dashuri yt e ka dhënë vendimin e tij. Kultura dhe familja e tij kanë më shumë rëndësi se ndjenjat që ka për ty.

Kjo do të thotë se gruaja do jetë prioritet për të dhe do krijojë shumë shpejt familje. Pranoje që nuk do jetë kurrë i yti. Mund të jetë e vështirë, por do të lëndohesh vetëm për pak kohë. Më pas do jesh e lirë që të takosh dikë që të do dhe dëshiron të ketë familje me ty.

Gjej kurajon dhe guximin që ti thuash se nuk do të takoheni sërish.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here