Abortoi fëmijën, Jameela Jamil: Ishte vendimi më i mirë ndonjëherë

Jameela Jamil zbuloi se ka abortuar një fëmijë kur ishte më e re. Dhe aktori tregoi se ky ishte vendimi më i mirë që ka marrë.

33-vjeçarja kritikoi Gjeorgjinë për ndalimin e abortit.

Javën e kaluar, Gjeorgjia u bë shteti i katërt këtë vit që ndalon abortin nëse gruaja është 6 javëshe shtatzënë.

Në një postim në Twitter, aktorja e ‘Good Place’ e quajti çnjerëzore vendimin dhe sipas saj demonstron hapur një urrejtje ndaj grave.

“Ky ligj kundër abortit në Gjeorgji është aq tronditës, çnjerëzor dhe demonstrues i një urrejtjeje ndaj grave, një shpërfillje për të drejtat, organet tona, shëndetin tonë mendor dhe në thelb një dënim për viktimat e përdhunimit, duke i detyruar të mbajnë fëmijën e përdhunuesit të tyre,”-shkroi ajo.

Ndërsa shtoi: “Bëra një abort kur isha e re dhe ishte vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë. Për të dy, mua dhe foshnjën që nuk e doja dhe nuk isha gati emocionalisht, psikologjikisht dhe financiarisht.”

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here