A të tradhëton dashuria e vërtetë? Historia ime, e burrit dhe e asaj tjetrës

Jam një grua e re, 29 vjeç, jetoj në perëndim. Historia ime fillon që kur isha ne shkollë të mesme e njoha një djalë. U dashuruam, kemi kaluar nëpër shumë peripeci, por u fejuam, pastaj u martuam….
Historia e vërtetë fillon pas martesës.

Ai u largua jashtë shtetit (edhe para martese ishte, po ama vinte dy herë në vit për pushime) e mua me tha ta prisja se do vinte si gjithnjë ose do të më merrte.

Kam kaluar tri vite plot dhimbje duke e pritur, kam qarë shumë, kurrë nuk më ka shkuar mendja ta tradhtoja se e kam dashur më shumë se veten; kështu unë pas kaq shumë kohe më në fund erdha tek ai.

Ai m’i dërgoi paratë për t’i rregulluar dokumentet, më doli, më priti, më përqafoi si gjithmonë dhe mbeta shtatzënë për një kohë të shkurtër.

Linda vajzën që e kemi si engjëll, ai me mua sillej si mos më mirë, ma plotësonte çdo dëshirë.

Por pasi i bëri vajza gjashtë muaj, unë zbulova diçka që po më vret, po më çmend, jam çrregulluar plotësisht, zbulova se gjatë kohës që unë e kam pritur me dashurinë më të madhe që ekziston, ai këtu kishte qenë me tjetrën, kishte shkuar më të në pushime në vende të ndryshme.

Gjeta një telefon të tij të vjetër një ditë dhe ja ku më dolën sms e saj, fotot dhe për një moment e gjithë bota m’u përmbys, vetëm Zoti e di sa kam vuajtur e sa po vuaj.

Ai e pranoi se më ka tradhtuar dhe më ka thënë se nuk e ka dashuruar kurrë atë si mua, se e ka dashur si shoqe, se këtë gjë e ka bëre t’i fitojë dokumentet e këtij vendi, se as në shtrat ajo nuk e ka tërhequr, se ajo nuk është më e bukur e më e mirë si unë.

Më ka treguar gjithçka me detaje, por unë jam tronditur, jam shkatërruar se shumë e kam dashur, tash i kam thënë se nuk e dashuroj si më parë, por ky më thotë mjafton, bile pak të më duash.

Më interesantja është se nuk e ka kuptuar askush që ka qenë më të, nuk e kishte prezantuar me askënd, as familja e tij nuk e dij, as e imja se kam plot njerëz të afërm këtu.

A thua më të vërtetë e ka bëre veç për dokumente apo e ka dashuruar, apo veç për seks?

Sidoqoftë qëllimi nuk i justifikon mjetet, unë kam dashur të ndahem, por tash është edhe vajza e cila për mua është gjithçka, ai më ka kërkuar falje dhe më është betuar për shpirtin e babës së tij të vdekur, për vajzën tonë e në Zot se nuk ma bën më këtë, dhe më ka thënë se ka dashur të më tregojë edhe vetë për këtë se është ndje shumë keq pse se kam ditur unë, se ai ka hyrë në lidhje më të për interes.

A ka mundësi që dikush të jetë i lidhur më dikë për dy vite me radhë të mos e dashurojë?

Aq shumë jam tronditur se nuk e kam prit kurrë, se ne jemi bashkë që shumë vite, është mashkulli i vetëm në jetën time, vetëm atij i kam fal gjithçka, e ai më ka nëpërkëmbur, më ka përbuzur duke më tradhtuar, unë prit si e gjorë atje e ai fle me tjetrën e jeton si më së miri, dhe gjatë asaj kohe më thoshte shko e rri në shtëpi time, se unë qëndroja te prindërit e mi.

Më ka thënë si i ka treguar asaj për mua, i ka treguar se me mua është i lidhur ngushtë, se në zemër më ka veç mua.

Kur e zbulova, i thashë nëse dëshiron kthehu tek ajo, lermë edhe mua edhe vajzën, s’ka problem mua ma shkatërrove atë ndjenjën e pastër që e kam pas për ty, nuk e di a mundem të dua më si përpara, por më thotë se më do veç mua e vajzën, se nuk ka nevojë për askënd tjetër, se ka gabuar, se nuk ka nevojë të bëjë më kështu se më ka afër, se po të mos ishte dashuri e vërtetë kjo e jona, nuk do te ishim bashkë edhe pse s’kemi qenë bashke për tri vite me radhë, veç me telefon e internet e kemi mbajt lidhjen.

Por mua më dhemb shpirti e tash e shoh se nuk e dua si e kam dashur, e dua shumë pak, nuk e di si të shprehem se sa larg e ndjej, më duket se që nga ai moment është ndezur një qiri nën zemrën time dhe po ma djeg çdo ditë nga pak, nuk e di a mund ta kaloj këtë a do ta dua prapë…

Se, edhe pasi e kam zbuluar këtë gjë ai sillet si gjithmonë mirë me mua e vajzën, nuk na mungon asgjë, prej se kam ardhur këtu kurrë nuk është vonuar as deri ne 12 h te natës p.sh, ka qene i rregullt, por tash më mungon besimi në të, nuk i besoj fare, me mungon ajo dashuria e madhe, me duket se me gënjen për çdo gjë.

Nuk e di a më ka dashur ndonjëherë apo a më do, përse më ka marrë këtu, nëse më kish dashur vërtetë nuk me kish tradhtuar për asnjë arsye në botë…

A tradhton dashuria e vërtetë, apo ka pasur nevojë veç për seks, çfarë mendimi keni në lidhje më këtë, se ai më thotë se ai do të më bëjë ta dua si më parë…?

Faleminderit nëse e botoni, më falni se e zgjata, ama kam shumë gjëra për të thënë ndoshta në këtë mënyrë do ta largoj dhembjen që ndjej, sa do të shkruaja pafundësisht.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here