$900 mld nga Londra në Frankfurt – Brexit detyron zhvendosjen e operacioneve në qendra të tjera

Londra pritet të humbasë mbi 800 miliardë euro në aktive deri në Mars të vitit që vjen, ndërkohë që bankat zhvendosin operacionet në qendra të tjera financiare përpara Brexit.

Grupi i lobimit, Frankfurt Main Finance, publikoi këto shifra, që i ka llogaritur bazuar te konfirmimet se 30 institucione financiare kanë aplikuar te Banka Qendrore Europiane për të zhvendosur selitë në Frankfurt.  Sipas grupit, kjo shifër do të rritet deri në Mars dhe do të vazhdojë të rritet përtej datës së Brexit. Shifra prej 800 miliardë euro që do të dalë nga Londra përbëhet nga aktive në bilanc si paraja cash’, inventari dhe shpenzime të shtyra.

Sipas raportimeve, kompanitë po zhvendosin këto aktive nga Londra në Frankfurt, në mënyrë që zyrat e reja të përshtaten me kërkesat minimale rregullatore dhe operacionale. Pasiguria po detyron bankat që të zhvendosin njësi të caktuara të biznesit apo të gjithë ndërmarrjet jashtë Mbretërisë së Bashkuar.   Shuma banka me prezencë të fortë kanë thënë se do të zhvendosin vende pune jashtë londrës.   Sipas hulumtimeve, mbi 10,000 vende pune pritet të shkojnë në Frankfurt përpara Brexit dhe se kjo shifër do të vazhdojë rritjen deri në vitin 2024.

Megjithatë, situata është më e ndërlikuar, ndërkohë që në shumë raste bankat kanë hapur apo zgjeruar zyra ekzistuese në Europë, por nuk kanë lajmëruar plane të zhvendosjeve në masë nga Londra.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here