6 emocione që nuk duhet t’i zbulosh kurrë, sipas filozofisë indiane

Kopshti sekret që të gjithë kemi brenda vetes, duhet të mbrohet me forcë nga ndërhyrjet e jashtme që mund ta dëmtojnë. Sipas filozofisë indiane, janë 6 sekrete që duhet të mbajmë ekskluzivisht për vete, jo për të gënjyer ata që kemi përballë, por për të mbrojtur intimitetin, emocionet dhe brishtësitë tona.

Të thërrasësh para botës që je e lumtur shpesh mund të jetë entuziasmuese. Eshtë bukur dhe e drejtë të gëzohesh për diçka, por duhet të bëhet me maturi, pa shumë fanfarë, sepse lumturia jonë mund të kthehet në burim zilie dhe xhelozie për të tjerët.

Do ju ndodhë në jetë të gjendeni përpara një padrejtësie apo diçkaje që sapo e shihni, do ju bëjë të mendoni që jo, nuk duhej të shkonte kështu. Ushqimi i një polemikenë këtë drejtim, vetëm sa do ju bëjë të shpenzoni kot energji, të cilat në fakt duhet t’i përqëndroni ekskluzivisht në objektivat tuaja, rrugëtimin tuaj.

Filozofia indiane na fton të jemi të kujdesshëm, për të mbrojtur veten nga zilia dhe frustrimi i të tjerëve. Shpesh, kur punoni në një projekt të ri, dëshira për ta ndarë atë është kaq e madhe. Sidoqoftë, është mirë të mos zbulohen qëllimet dhe ëndrrat që keni, në mënyrë që të mos lejohen që dikush t’i prishë ato gjatë ndërtimit.

Ndarja e ndjenjave dhe emocioneve me dikë mund të jetë me të vërtetë e bukur, megjithatë, disa prej atyre ndjenjave të lindura në kopshtin sekret duhet të mbeten brenda tij. Jo të gjithë janë në gjendje të kuptojnë dhe respektojnë atë që ndiejmë.

Filozofia indiane na fton të mos mburremi kurrë me bujarinë tonë. Nëse zemra juaj është e madhe dhe bamirëse, nuk do të keni nevojë ta thoni me megafon. Në të vërtetë, duke vepruar kështu mund të anuloni fisnikërinë e veprimeve tuaja.

Në jetën tuaj ju do ta gjeni veten përballë me situata që janë të vështira për t’u menaxhuar: ju gjithmonë do të duhet të përballeni fort dhe “me kokë”. Sipas filozofisë indiane, ju duhet të përballeni me dhimbjet tuaja, madje edhe në vetmi nëse është e nevojshme, por kurrë nuk duhet të ankoheni për problemet. Një qëndrim i tillë mund t’i përkeqësojë ata dhe të dëmtojë rrugën e qetësisë suaj të brendshme.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here