Ashtu siç pritej, Mino Raiola dhe kushëriri i tij, Vincenzo do të jenë të lirë për të operuar gjatë kësaj merkato vere.

Lajmi është konfirmuar nga mediat italiane, pasi dyshja e njohur e agjentëve të futbollistëve fituan gjyqin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv CAS.

Dyshja Raiola akuzohej se ka shkelur rregullat e transferimit të Gianluca Scamacca dhe për këtë fakt, Gjykata Federale e Apelit në Itali vendosi që të dënonte me 3 muaj dyshen. Sipas gjasave, Raiola duhej të niste nga puna vetëm pas datës 9 gusht, por një gjë e tillë nuk do të ndodh tashmë.

Raiola përfaqëson shumë yje të futbollit modern, ku përfshihen Paul Pogba, Mario Balotellin, Matthijs de Ligt dhe Lorenzo Insigne.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here